Përshkrimi
Serumi qetësues kombinon fuqinë e acidit azelaik me acidin hialuronik për të qetësuar lëkurën, reduktuar shenjat e kuqe në fytyrë dhe për të trajtuar papërsosmëritë si puçrrat dhe teksturën jo të njëtrajtshme të lëkurës.
Formula e tij e lehtë dhe jo irrituese është ideale për lëkurë të ndjeshme, të yndyrshme ose të prirur ndaj akneve, duke ofruar hidratim të thellë dhe një lëkurë më të butë dhe të njëtrajtshme.
Për më tepër, veprimi i tij anti-inflamator dhe antioksidant ndihmon në përmirësimin e tonit të lëkurës dhe mbron barrierën natyrale të saj.
Si të përdoret
Apliko disa pika serumi mbi lëkurën e pastër dhe të thatë. Më pas vazhdo me krem hidratuesin tënd.
Mos harro të përdorësh krem dielli gjatë ditës për të mbrojtur lëkurën nga rrezet UV.
Sasia e nevojshme: 3-4 pika në çdo aplikim ose aq sa të mbulojë fytyrën dhe qafën, duke shmangur zonën e syve.
Koha e absorbimit: 30 sekonda deri 1 minutë.
Përbërësit kryesorë
Acidi Azelaik: qetëson inflamacionin, redukton shenjat e kuqe dhe trajton papërsosmëritë e lëkurës.
Acidi Hialuronik: siguron hidratim të thellë dhe lëkurë të butë dhe elastike.
Niacinamide: përmirëson tonin e lëkurës dhe redukton njollat.
Panthenol dhe Aloe Barbadensis: qetësojnë dhe hidratojnë lëkurën.
Centella Asiatica dhe Madecassoside: ndihmojnë në rigjenerimin dhe forcimin e barrierës së lëkurës.
Ceramide NP: forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës dhe parandalon humbjen e lagështisë.
Përbërësit e tjerë:
Ujë, Acid Azelaik, Propilen Glikol, Sodium Hydroxide, Dipropilen Glikol, 1,2-Hexanediol, Panthenol, Hydroxyethylcellulose, Betaine Salicylate, Glicerinë, Biosaccharide Gum-1, Ethylhexylglycerin, Allantoin, Dipotassium Glycyrrhizate, Ekstrakt Gjethe Melia Azadirachta, Ujë Gjethe Çaji (Camellia Sinensis), Sodium Hyaluronate, Ekstrakt Lule Melia Azadirachta, Niacinamide, Lëng Gjethe Aloe Barbadensis, Beta-Glukan, Ekstrakt Centella Asiatica, Ekstrakt Gjethe Centella Asiatica, Ekstrakt Rrënjë Centella Asiatica, Madecassoside, Asiaticoside, Acid Asiatik, Acid Madecassic, Squalane Zinc PCA, Butilen Glikol, Pentilen Glikol, Caprylyl/Capryl Glucoside, Lecitin i Hidrogjenizuar, Ceramide NP