Shkumë pastruese me aciditet të lehtë, e cila ofron hidratim intensiv për lëkurën. Shkuma e pasur dhe e butë lejon një pastrim të butë dhe të thellë, duke eliminuar papastërtitë nga lëkura në mënyrë efektive.
Ky produkt pëmban 8 lloje të ndryshme të acidit hialuronik, duke formuar një shtresë të trefishtë molekulash të vogla dhe polimerësh për të forcuar barrierën natyrale të lëkurës. Për më tepër, përmban 17 aminoacide që ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë dhe rigjenerimin e lëkurës.
Si të përdoret
Merr një sasi të moderuar dhe masazho mbi fytyrën e lagur.
Shpërlaje me ujë të vakët.
Përbërësit Kryesorë
Acidi Hialuronik dhe Hialuronatet e ndryshme: sigurojnë hidratim intensiv dhe ruajnë elasticitetin e lëkurës.
17 Aminoacide (Glicinë, Serinë, Acid Glutamik, Acid Aspartik, Leucinë, Alaninë, Argininë, Lisinë, Izoleucinë, Fenilalaninë, Prolinë, Treoninë, Tirozinë, Valinë, Histidinë, Cisteinë, Metioninë): ndihmojnë në rigjenerimin dhe forcimin e barrierës së lëkurës.
Ekstrakte bimore (Eclipta Prostrata, Laminaria Japonica, Amaranthus Caudatus, Centella Asiatica, Ficus Carica, Ulmus Davidiana): qetësojnë, ushqejnë dhe rigjenerojnë lëkurën.
Ceramide NP dhe Lecitinë e Hidrogjenizuar: forcojnë barrierën mbrojtëse të lëkurës dhe parandalojnë humbjen e lagështisë.
Pantenol dhe Alantoinë: qetësojnë dhe hidratojnë lëkurën.
Përbërësit e tjerë:
Ujë, Cocoyl Isethionate Natriumi, Glicerinë, Metil Cocoyl Taurate Natriumi, Distearate Glicol, Cocoate Potasiumi, Cocoyl Glycinate Potasiumi, Caprylyl/Capryl Glucoside, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Acetylated Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Butilenglicol, 1,2-Hexanediol, Fruktooligosakaride, Pentilen Glikol, Clorur Natriumi, Hydroxyacetophenone, Acid Citrik, Disodium EDTA, Polyquaternium-39, Etilhexilglicerinë, dhe të tjerë.